Si u krijua Bullgaria nga bullgarët turq?

 


shkruan Fahri Xharra

Nëse një komb do e mallkojë historia, atëherë ne jemi ata. Një gjë duhet ditur që mallkimi i historisë është shumë i rëndë, mallkimi shkon deri në zhdukjen e kombit.
Serbët e “morën” Ilirinë, grekët antiken, sllavomaqedonët Aleksandrin e Madh dhe tani bullgarët po e përvetësojnë me të madhe Thrakinë dhe historinë e saj. E keni parasysh që Spartaku, gladiatori që e tronditi Romën “paska” rrënjë bullgare?
Nëse këto shtete që i përmenda investojnë me të madhe në përvetësimin e historisë së atyre tokave, në të cilat falë rrethanave historike, sot jetojnë; shqiptarët investojnë në mohimin e të vërtetës së vetë. Shikoni, edhe heshtja si mohimi janë krim historik!

Nëse doni të dini për thrakët, historinë e tyre më së miri e shkruajnë historianët bullgarë, por kuptohet kujdes se aty i gjeni lakminë bullgare, me të cilat ata mundohen ta bullgarizojnë Thrakinë e lashtë.

Pak histori jo aq të lashtë: “Emri Asparuh është sinonim i origjinës së shtetit bullgar. Asparuhu (Bullgarisht;Аспарух) i udhëhoqi bullgarët turq në migrimin e tyre nga stepat aziatike në Gadishullin Ballkanik (atëherë, Iliria) dhe e krijoi shtetin e ri. Pra, Asparuhi ishte djali i tretë i Khan Kubratit, mbretëria e të cilit në Ukrainën lindore, filloi të shembet rreth vitit 665. Në vitin 679, Asparuh- Khani me 20-30 mijë ushtarë e kaloi Danubin, dhe i krijoi vetit një tokë të vogël rreth Dobruzhes (qytet i sotem në Bullgari). Bizanti ishte i lodhur. Asparuhi kishte aftësi të mëdha ushtarake dhe duke i marrë me veti disa fise sllave, gjithashtu të posa ardhur në Thraki, e filloi luftën kundër Bizantit. Sulmi i Bizantit i vitit 680 kundër turqëve bullgarë dështoi kështu që iu desh të pranojë pavarësinë e Bullgarisë së Asparuhit, me kusht që bullgarë t’i paguanin Perandorisë Bizantine taksat vjetore.

Ky ishte pra fillimi i shtetit të parë bullgar në Thrakinë e lashtë.

Shënimi i vetë për titullin e tij janë gjetur në Borsh (Shqipëri) dhe në Varna (Bullgaria e sotme). Në Borsh u kurorëzua dhe mori titullin “Arkion i Bullgarisë”, i cili sikur të përkthehej shqip do të thotë “udhëheqës”. Në shekujt X-XI, u quajt Knjaz, Car.
Pra, pas rënies së Perandorisë së Romës, Thrakia ashtu e molisur me ata pak njerëz që kishin mbetur, kishte përqafuar Krishterimin, por në vitin 679 u pushtua nga populli turk dhe pagan i Khan Asparuhit, i cili deri me ardhjen e Borisit i mbeti pagane.

Dinastia turke e udhëheqjes së tokës së quajtur Bullgari e udhëhoqi këtë vend deri te Cari Borisi I, i cili ishte po ashtu turk, vazhdues i turqve të Khan





Asparuhit.
Bullgaria është emërtim turk. Emri “bullgar” nuk ka as një lidhje me sllavët Deri te Borisi I. Bullgaria pa emër dhe pagane u udhëhoq nga këta turq:
1. Khan Kubrati ishte mbreti i bullgarëve në rrethin e Ukrainës së sotme. Mbretëria e tij dështoi në shekullin VII. 2. I biri i tij Khan Asparuhi e lëshoi vendin e tij dhe me 30 000 burra, ushtarë erdhi në një pjesë të Thrakisë, e cila kishte mbetur pa zot. 3. Mandej vjen Khan Tervel. 4. Khan Krum. 5. Khan Omurtag. 6. Knjazi Borisi I. 7. Car Simeoni. 8. Car Petri. 9. Car Samuili dhe me të Bullgaria u bë pushtuesi më i madhi i kohës, ku Mbretëria Bullgare lagej nga katër detëra: Deti Adriatik, Jon, Egje dhe Deti i Zi.

Të kalojmë te Simeoni i I, pra me origjinë turke-bullgare. Pas konvertimit të tij zyrtar në Krishtërim, Borisi I e mori emrin Michael.

Pra, nga titulli “khan” ose “Kanasubigi” pas formimit dhe marrjes së fesë së krishterë; Knjaz.
Borisi i I i njohur si Boris-Mihail (Michael) dhe Bogoris dhe vdiq me 2 Maj 907, i cili sipas historianit Steven Runciman u quajt njeriu më i madh i kohës, sepse me të Bullgaria hyri në historinë e Europës. Me të u ndalua paganizmi dhe filloi krishtërimi.

Mbreti Boris i I u quajt: Black Germany. Pse?
Sepse ai ishte i murrmë apo i zi, shihet edhe në foto nga një afresk i tij.

Pyetja tjetër: Pse u pagëzua i krishterë mu në Shqipëri? (https://bnr.bg/en/post/100481527/was-boris-i-baptized-in-albania).

Pse bullgarët turq e krijuan Bullgarinë

A kishte apo jo serbë në tokat tona? Kur u shfaq feja orthodokse këndej pari? Do të mundohem të shpjegoj me anën e këtij shkrimi, dhe me disa fakte të pamohueshme nga vetë kisha pravosllave serbe.

E sigurtë është që vërshimi sllav bëri disa ndryshime në tokat ilire e kjo pas rënies së fuqisë dhe rënies së vetë Perandorisë Romake të Perëndimit. Perandoria Bizantine u forcua dhe i morri në gjiun e vet edhe ardhacakët sllavë.

“Emri Asparuh është sinonim i origjinës së shtetit bullgar. Asparuhu (Bullgarisht;Аспарух ) i udhëhoqi bullgarët turq në në migrimin e tyre nga stepat aziatike në Gadishillin Ballkanik (atëherë Iliria) dhe e krijoi shtetin e ri. Pra, Asparuhi ishte djali i tretë i Khan Kubratit, mbretëria e të cilit në Ukrainën lindore filloi të shembet rreth vitit 665. Në vitin 679 Asparuh-Khani me 20-30 mijë ushtarë e kaloi Danubin, dhe i krijoi vetit një tokë të vogël rreth Dobruzhes (qytet i sotëm në Bullgari). Bizanti ishte i lodhur. Asparuhi kishte aftësi të mëdha ushtarake dhe duke i marrë me veti disa fise sllave nga Greqia (që të dyja palët ishin oagan deri në kohën e Borisit I), gjithashtu të porsa ardhur në Thraki dhe nisi luftën kundër Bizantit. Sulmi i Bizantit i vitit 680 kundër turqëve bullgarë dështoi, kështu që iu desht të pranojë pavarësinë e Bullgarisë së Asparuhit, me kusht që bullgarët t’i paguanin Perandorisë Bizantine taksat vjetore (https://bulstack.com/2010/04/12/khan-asparuh-and-the-bulgarian-state/).


Ky ishte pra fillimi i shtetit të parë bullgar-ortodoks në Thrakinë e lashtë. Edhe një herë sllavët në këtë kohë ishin të padukshëm. Serbët aq ekzistonin si etni, të cilët s’i njeh e vërteta historike.

Pjesën e parë të këtij seriali shkrimesh e përfundova me Tzar Borisin e Parë të Bullgarisë, por do e vazhdojmë.
Ky shkrim nga kisha serbe (në foton e më poshtme), më bëri që të shpjegoj që serbët në anën tonë as që ishin dhe as që paraqisnin ndonjë vlerë historike, as si etni e as si përkatësi orthodokse. Po flasim për qytetin Prokuples, i cili sot i takon Serbisë: “Kisha e Shën Prokopit në Prokuple u ngrit në vitin 976 në kohën e Mbretërisë bullgare të Samuilit” Për Samuilin do të flas në shkrimet e ardhshme). Sipas shkrimit në foton e më poshtme edhe emri Prokuple rrjedh nga Shën Prokopi, kishën e të cilit e ndërtuan bullgarët në tokat dardane. Bullgaria e Samulit i kishte pushtuar jo vetëm Dardaninë, por më shumë.


Meqenëse edhe sot ruhet “Kisha Latine” në Prokuple, kjo krijon bindjen se bullgari na e solli orthodoksinë në anët tona Kishte serbë në atë kohë? Jo, madje asnjë.

Pas Kongresit të Berlinit 1878 u bë shpërngulja me dhunë e shqiptarëve nga këto anë. Ja një tekst në anglisht për praninë e shqiptarëve në Toplicë:


“Toponyms such as Arbanaška and Đjake shows an Albanian presence in the Toplica and Southern Morava regions (located north-east of contemporary Kosovo) that dates to the medieval era.[13][14] The rural parts of Toplica valley and adjoining semi-mountainous interior during the Ottomans rule, was inhabited by compact Muslim Albanian population while Serbs in those areas lived near the river mouths and mountain slopes and both peoples inhabited other regions of the South Morava river basin.[15][16] As the wider Toplica region,[17]Prokuplje also had an Albanian majority.[18] During the 1877–1878 period, these Albanians were expelled by Serbian forces[19][20][21] in a way that today would be characterized as ethnic cleansing.[22] Prokuplje was captured by Serbian forces from the Ottomans on 19 December 1877, as was the whole Toplica region in 1877 and the Berlin Congress (1878) later recongised the city and wider area as part of Serbia”.

Toponimet Arabnashka dhe Djake e tregojnë praninë e madhe të shqiptarëve në Toplicë dhe Jugun e Moravës (shumë afër në Veri të Kosovës së sotme)… Prokuplja u zaptua prej serbëve prej otomanëve me 19 Dhjetor 1877, ashtu si rajoni i Toplicës dhe më gjerë ranë nën Serbi pas Kongresit të Berlinit me 1878.

Shqiptarët në tokat e tyre në Serbinë e sotme u bënë orthodoksë pas pushtimit bullgar dhe me dhunë u konvertuan nga feja katolike. Çdo manipulim serb për kishat dhe orthodoksinë duhet demantuar, sepse ne ishim të parët e asaj toke, duke mos harruar se edhe toponimet sllave janë të vendosura në kohën Bullgarisë (shek 10-11).
Nga erdhën bullgarët dhe hunët e Attiles shihet nga kjo hartë (nëse nuk e keni ditur, edhe Hunët që e pushtuan Panoninë Iliro-Kelte ishin turq). (The Huns were a nomadic people who lived in Central Asia, the Caucasus, and Eastern Europe between the 4th and 6th century AD. According to European tradition, they were first reported living east of the Volga River, shihe hartën).
Pason pjesa e tretë ditët e ardhshme.



Kisha ruse dhe ortodoksia bullgare

(Deri me ardhjën ose pushtimin e Bullgarisë nga otomanët 1386, Bullgarinë ortodokse e udhëheqnin carët e ndryshëm (njëri pas tjetrit) me origjinë turke dhe me fe ortodokse. (Ortodoksia u legalizua pas pagëzimit të Borisit I në Borsh të Shqipërisë). Nëse i vëreni figurat e carëve bullgarë me prejardhje turke, prej Khan Asparuhit (të birit të Khanit Kuvrat (631- 652 ), mbretëria e të cilit dështoi në Azinë Qendrore) e deri te Car Strazimiri (1356-1386) të gjithë kanë pamje turke, përkundër matresave të përziera me gra vendore ose sllavë të instaluar në Greqi).

Të shpjegojmë që Kisha Ortodokse në Rusi i shënon gjurmët e saj në kohën e Rusit të Kievit (Kievan Rus’), i cili ishte i pari që formoi shtetin e Rusisë.

E rëndësishme për ne të dimë se paraqitja e parë e rusëve në Bullgari ishte një ngjarje me rëndësi (fatkeqësi për shqiptarët deri me sot fxh), e cila ndikoi në politikën bullgare deri më sot.
Në gushtin e vitit 967, për herë të parë rusët shkelën në Bullgari. Flota ruse me dhjetë mijë ushtarë arriti në buzët e Danubit në Ballkan (Ilirik) dhe nga kjo ardhje do i vërejmë ndërhyrjet ruse në sllavët e Ballkanit.

Sviatislavi, një bishë njeri, i ushqyer me mish kali dhe qumësht pele, i veshur me lëkurë arushe deri në tokë e pushtoi qytetin e Silistres që ishte një qendër e fortë luftarake e Bullgarisë, saqë Perandori i Bizantit filloi t’i frigohej fatit të mëtutjeshëm të kryeqytetit të tij dhe u ngut të lidhë paqe me Carin e Bullgarisë U kryen martesa të dyfishta që i lidhi aleanca në mes tyre.

Janë disa data të rëndësishme që na duhen. Në vitin 988, princi i Kievit, Vladimiri krijoi Kishën Ortodokse në varinatën e Bizantit të Konstantinopojes dhe bëri fenë ortodokse, fe të shtetit rus.
Fuqia kishtare ruse nga Kievi në Moskë kaloi në shekullin XIV dhe të gjitha autorizimet kishtare i mori Moska.



Por, nga harta nuk shohim që në këto toka, ku sundoi Bullgaria të qe edhe prania dhe ndikimi rus, i cili punoi për sllavizimin e popujve të nënshtruar.

Ne duhet të dimë që sllavizimin e emrave të fshatrave, qyteteve, maleve dhe lumenjve dhe disa fjalëve tona e kryen bullgarët brenda 200 vjetëve. Koha e Borisit me pagëzimin e tij pasoi me ardhje të rusëve, të cilët së bashku me ndihmën e Bizantit u munduan të sllavizojnë çka ishte e mundur.
Sllavomaqedonët e sotëm janë pasardhës të Bullgarisë së madhe mbi tokat e vërteta shqiptare-maqedone. Ata nuk janë pronarë të tokave, ku sot jetojnë. Janë ardhacakë të pas shekullit IX.

Car Simenoni i neveritur nga dobësia e Pjetrit, një fisnik bullgar, i quajtur Shishman, një vendas nga Trnovo, vendosi të krijojë një dinasti të vetën. Në pamundësi për të nënshtruar të gjithë vendin nën ndikimin e tij, ai u kënaq me gjysmën perëndimore. Ai shpejt e shtriu ndikimin e tij në Maqedoni e Shqipëri dhe nga viti 963 kishte dy Perandori Bullgare të ndara, njëra në perëndim, tjetra në lindje. Shishmani qe vetëshpallur “car” dhe pasardhësit e tij e mbajtën veten për gjysmë shekulli, pasi gjysma tjetër e Perandorisë kishte rënë nën zgjedhën bizantine.

Vetëm një shembull : Duhet të shpjegohet jo vetëm neve, por edhe serbëve që emrat sllavë që i kemi nuk janë emra serbë. Serbët janë shumë të vonëshëm këndej pari. Të gjitha emrat sllavë janë nga sllavishtja e vjetër – ajo bullgare. Bullgaria është shteti i parë sllav në Ballkan. Bullgarët ashtu si ishin u konvertuan ne të krishterë në shekullin IX nga Bizanti.

Bullgarët, sunduan gati 200 vjet mbi tokat tona, lageshin në katër detëra: Deti i Zi, Egje, Jon dhe Adriatik.

Të skpjegojmë edhe këte, se tek ne gjenden shumë vende me emrin Doll (Dol) që në kuptimin sllav është rrafshë, rrafshinë. Që mos ngutemi dhe të lindë një përkthim i tillë ne duhet të dimë se si quhej nga të parët. Këte na e thotë etimologu Aleksandër Hasanas: “Alberto G. Areddu – profesor i lëndëve letrare – në esenë e re “Mbiemrat në Sardenjë dhe prejardhja e tyre Ballkanike” sjell një shembull mbi fjalën “tola” – një mbiemër ky shumë i përhapur në Sardenjë, i cili merr formë nga dy fushat e territorit të Moresë. Por, veç kësaj, ky studiues shpjegon më tej se gjen konfirmim edhe në fisin antik ilir të Tolenses, të cilët marrin këtë emër, sipas ballkanologëve, nga ilirishtja (dhe forma indo-evropiane) *tōlā, që do të thotë “fushë”.

Pra, vërejmë qartë se fjala ilire “tolā = fushë” i përket gjuhës shqipe me kuptimin e saj “vend i ulët, i /t’ulët, vend i butë, i ulët; ultësirë”. Kjo fjalë e pastër shqipe gjendet gjithashtu edhe në emërtimin e fiseve ilire, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni – Vlora deri në Dyrrah. Në Dukagjin ende e ruajmë këtë emër ndoshta edhe pa e ditur kuptimin e tij në shqip: Tolaj.

Pra, akademive, nëse duan t’i shpejtojnë gjërat në albanizimin e emrave sllavë iu del një punë serioze në një angazhim të tillë.

Në ditët e ardhshme: Shën Klementi i Ohrit, Cirili, Metodi dhe Shën Naumi, që krijuan alfabetin sllav, por jo serb

Referencat:
– (http://countrystudies.us/russia/38.htm

https://depts.washington.edu/cartah/text_archive/miller/m2_c2.html

– Herbermann, Charles, ed. (1913). “The Religion of Russia” . Catholic Encyclopedia. New York: Robert Appleton Company).

– Karl August von Hase. A history of the Christian Church. Oxford, 1855).

– https://bnr.bg/en/post/100481527/was-boris-i-baptized-in-albania

 




Post a Comment

Previous Post Next Post

Contact Form