Te Bishti Zhurit U shuan katër jetë që po udhëtonin me makinë. Pa mbërritur dot në destinacion


Në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë, fillimisht u tha se u shuan sot katër jetë që po udhëtonin me makinë. Pa mbërritur dot në destinacion. 

Pak më parë, uniformat blu bëjnë me dije se në mjetin Benz që u përplas, ka humbur jetën vetëm drejtuesi i mjetit, 27 vjeç. Me inicialet FM.

Situata është e rēndë në vendin e aksìdentit dhe policia e kishte ende të pamundur për të verifikuar tërësisht numrin e personave në makinë, pasi dëmtimet janë të shumta. 

Njerëzit e përfshirë ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja me kamionin, ndërsa është kërkuar ndërhyrje me e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës.

Shkak i përplasjes dyshohet për shpejtësi jashtë normave të lejuara. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e ngjarjes.

Shpejtësia e madhe merr çdo ditë jetë njerëzish duke këputur në mes jetë dhe mosha të ndryshme, nga më të rejat deri te ato më të moshuarat. Udhëtoni me kujdes.

Post a Comment

Previous Post Next Post

Contact Form